Dërgo online, merri cash në 1300 pika
Transferi juaj shndërrohet në para të gatshme
Dërgo deri në 8000 EUR
Paratë arrijnë te marrësi brenda 10 min
Dërguesi ia jep marrësit PIN-in për tërheqje të gatishme, për t'ia treguar një agjenti të PrivatBank
1300 pika për tërheqje parash
Kush mund të dërgojë dhe pranojë para?
Dërguesi duhet të jetë:
Klient i Paysera
Klient individual
Pranuesi duhet të jetë:
Klient individual
Të paktën 18 vjeç
Të ketë letërnjoftim ose pasaportë (të brendshme ose ndërkombëtare)
⚠️ Marrësi nuk ka nevojë të jetë klient i Paysera ose PrivatBank.
Dërgoni para në 3 hapa të thjeshtë:
Shkoni në > Transfer në Ukrainë
Zgjedh > Lloji i pagesës: Cash
Plotëso të dhënat e marrësit dhe dërgo paratë
Tarifat, valutat, dhe limitët
Tarifa e transferit
Aplikohet një tarifë e vogël prej 2,3 % gjatë dërgimit të parave. Nuk ka tarifë për tërheqjen e fondeve.
Valuta
Transferet me tërheqje të parave të gatshme mund të bëhen në EUR. Marrësi i merr paratë e gatshme në EUR ose UAH.
Limitet
Shuma mujore e transaksioneve nuk duhet të tejkalojë 8000 EUR në muaj.
Pyetje të bëra shpesh
Gjatë plotësimit të formularit të transferit, do t'ju kërkohet të plotësoni:
- Emrin dhe mbiemrin e pranuesit;
- Numrin e telefonit të pranuesit (Duke filluar me "+", kodi i shtetit).
- Shumën që dëshironi ta dërgoni (shihni limitet e transferit).
Mund t'i gjeni lehtësisht lokacionet e PrivatBank në Ukrainë në faqen zyrtare të PrivatBank. Ju lutemi vizitoni seksionin e hartës në https://privatbank.ua/map. Kjo do t'ju ofrojë informacione të detajuara për degët e shumta të bankës në mbarë Ukrainën.
Kodi për tërheqje të gatishme do të gjenerohet brenda 10 minutave nga krijimi i transferit.
Për ta gjetur, kyçuni në bank.paysera.com, zgjidhni Transferet nga menyja në anën e majtë, pastaj Lista e transfereve.
Siguria është prioriteti ynë nr. 1. Të gjithë dërguesit janë klientë të Paysera plotësisht të identifikuar, dhe të gjithë marrësit duhet të paraqesin dokumente të vlefshme identifikimi dhe kode për tërheqjen e parave (PIN) për të tërhequr paratë.
Për më tepër, Paysera ka mbështetje për klientë 24/7 në anglisht, që do të thotë se nëse bëni një gabim ose ka një problem me transferin tuaj – mund të kontaktoni konsulentët tanë në çdo kohë.
Nëse shfaqet ndonjë problem lidhur me transferet me tërheqje të parave të gatshme – kontaktoni Shërbimin për Klientë të Paysera, dhe ne do t'ju ndihmojmë. Megjithatë, bëjeni këtë menjëherë, para se marrësi t'i tërheqë fondet. Do të aplikohet një tarifë anulimi prej 2 EUR.