Tarifat për kartelat fizike dhe dixhitale Mastercard
- Lëshuesi i kartelës – "Paysera Kosova SH.P.K”, kodi i kompanisë 811301473, i regjistruar në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës, me seli në Rr. Perandori Justinian nr.132, Prishtinë 10000, Kosovë. Institucion Financiar Jo Bankar me licencë për emetimin e parasë elektronike Nr. IFJB/069, të lëshuar më 8 Qershor 2020 nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës.
- Kartela është një produkt parash elektronike, dhe megjithëse Paysera Kosova SH.P.K mbikëqyret nga Banka Qendrore e Kosovës, fondet e mbajtura në kartelë nuk mbulohen nga Sistemi i Sigurimit të Depozitave i krijuar me ligj. Megjithatë, Paysera Kosova SH.P.K siguron që çdo fond i marrë nga ju të mbahet në një llogari të veçanta në mënyrë që, fondet tuaja të mbrohen nga pretendimet e bëra nga kreditorët.
- Periudha e vlefshmërisë së kartelave fizike dhe dixhitale është 4 vjet.
- Kartela dixhitale mund të porositet vetëm përmes Aplikacionit Paysera.
- Barkodi i shtypur në kartelën fizike përdoret për të rimbushur llogarinë në vendet e mbështetjes së klientëve partnerë në Kosovë.
- Pas skadimit, një kartelë e re porositet automatikisht nëse është bërë të paktën një transaksion me kartelë gjatë tre muajve të fundit.
Administrimi i kartelës
| Emri i shërbimit | Tarifa |
|---|---|
| Lëshimi i kartelës fizike për persona privatë | 3 EUR* |
| Lëshimi i kartelës fizike për bizneset | 3 EUR* |
| Lëshimi i kartelës dixhitale për klientët privatë dhe bizneset | Falas |
| Dërgesa e kartelës fizike brenda Kosovës | 2.5 EUR |
| Lëshimi urgjent i kartelës fizike | Nuk është në dispozicion |
| Aktivizimi i kartelës (përmes internetit) | Falas |
| Tarifa mujore për kartelën e parë fizike ose dixhitale (paguhet paraprakisht për muajin e ardhshëm) | 1 EUR |
| Tarifa mujore për kartelën e dytë (dhe më pas) (kur kartela është e lidhur me të njëjtën llogari si kartela e parë) | Falas |
| Anulimi i porosisë së kartelës fizike | 3 EUR |
| Refuzimi i kartelës së aktivizuar | Falas |
| Këmbimi i kartelës (nëse humbet) | Çmimi është i njëjtë si për porositjen e një kartelës të re |
| Pagesa në dyqanet e BE-së, në EUR | Falas |
| Pagesa në dyqanet e BE-së në valuta tjera | Falas |
| Pagesa në dyqanet jo të BE-së në valuta tjera | Falas |
| Sigurimi kundër aksidenteve | Nuk është në dispozicion |
| Kartela me dizajn të personalizuar | Nuk është në dispozicion |
* Kartelat fizike nuk janë përkohësisht të disponueshme.
Tërheqjet deponimet në ATM
| Emri i shërbimit | Tarifa* |
|---|---|
| Tërheqje cash në Kosovë në EUR | 0.15 EUR + 1% |
| Tërheqje cash në shtetet e BE-së (zonën e euros) në EUR | 1.5% min 1 EUR |
| Tërheqje cash në shtetet e BE-së në valuta të tjera përveç EUR ose në EUR në shtetet e BE-së që nuk janë në zonën e euros | 1.5% min 1 EUR** |
| Tërheqje cash në shtetet jashtë BE-së në të gjitha valutave | 1.5% min 1 EUR** |
| Deponim cash | Nuk aplikohet |
| Kontrollimi i bilancit | 0.30 EUR |
* Tarifat zbatohen si për kartelat fizike ashtu edhe për ato dixhitale.
** Tarifa e këmbimit valutor në përqindje nga kursi i këmbimit Mastercard.
Limitet për operacionet
| Emri i shërbimit | Limiti* |
|---|---|
| Limiti ditor për total transaksione | 10 000 EUR |
| Limiti për një tërheqje të parave të gatshme | 1000 EUR |
| Limiti ditor total për terheqje të parave të gatshme | 10 000 EUR |
* Tarifa e këmbimit valutor në përqindje nga kursi i këmbimit Mastercard.